Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Serumi i natës që eleminon rrudhat dhe rinon fytyrën

NULL NULL
14.06.2017 22:00

Rëndësinë e vitaminave për bukurinë e lëkurës dhe flokëve, të gjithë e njohim, por ndoshta ajo që nuk dimë është se vitamina E është ajo e bukurisë pa kohë.

Kremrat për kujdesin e lëkurës kanë përbërës këtë vitaminë çudibërëse që sigurisht gjendet dhe në trajtën e kapsulës.

Shihni më poshtë se si të përgatisni serumin e natës vetëm me katër përbërës, shkruan Living.al.

Për të përgatitur këtë serum natë do t’ju duhet:

Xhel Aloe Vera
Ujë trëndafili
Vaj bajame
Vajin e vtaminës E (kapsulat)

Përgatitja:

Hidhni 2 lugë xhel aloe vera në një tas të pastër. Shtoni 2 lugë uji trëndafili. Përziejeni mirë për të formuar një serum. Çani dy kapsula vitaminë E dhe shtojani përzierjes. (kapsula 400mg) Shtoni një lugë çaji vaj bajame dhe ja ku përftuar eliksirin e bukurisë së përjeshtme.
Përdorni këtë serum çdo natë në fytyrë të pastër dhe masazhojeni për disa minuta.

lajme të ngjashme