Molliqaj: LDK mund ta ndalë të keqen, apo ta rrisë atë NULL NULL 11.06.2017 23:45 11.06.2017 23:45 Dardan Molliqaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas tij, mund ta ndalë të keqen duke shkuar me Lëvizjen Vetëvendosje, ose ta rrisë atë duke shkuar prapë me PDK-në, siç kishte bërë më 2014, njofton Klan Kosova. Pas këtij rezultati potencial, Molliqaj tha se janë hapur mundësi dhe horizonte të reja për Kosovën. “Për herë të parë në Kosovë ka ndodhur një rritje e madhe e subjektit kështu”, tha ai. “Besoj se LDK ka reflektuar”, shtoi ai, duke thënë më pas se do ta besojë një gjë të tillë, pasi që kështu do të ecnin tutje për një ndryshim në Kosovë. Sipas Molliqajt, Albin Kurti është fituesi i këtyre zgjedhjeve dhe se do të jetë kandidati më i votuar në këto zgjedhje. Molliqaj e pranoi se kanë bërë veprime që i kanë kushtuar në elektorat porse i kanë bërë mirë Kosovës në procese. Ai beson se nëse Vetëvendosja e bën qeverinë qendrore, ata i marrin mbi 40%, dhe se pozicioni i Vetëvendosjes është në të dyja anët i favorshëm. Molliqaj vazhdoi të thoshte se nëse LDK merr bashkëpunimin me Vetëvendosjen, apo t’i japë infuzion këtij koalicioni dhe ta mbajtë atë në pushtet. Ai tha se LDK nuk është në gjendje të vëjë kushte, por as Lëvizja Vetëvendosje nuk po vë kushte. Një koalicion mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike, Molliqaj e konsideron si të madh dhe shumë stabil. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 48 minuta më parë