Molliqaj: Përgjigjien më të mirë ua kanë dhënë qytetarët e Republikës NULL NULL 11.06.2017 23:24 11.06.2017 23:24 Dardan Molliqaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se edhe më herët në studiot e Klan Kosovës kishte konstatuar se Vetëvendosja është bindshëm e para, njofton Klan Kosova. Ai ka besuar edhe para se të binte qeveria se ndryshimi elektoral kishte për të ndodhur në Kosovë. Molliqaj shtoi se ka pasur për herë të parë lëvizje tektonike të elektoratit në Kosovë, me rastin e koalicioneve. “Kësaj ia ndihmoi edhe qershia në tortë, edhe këto koalicionet e orëve të fundit të krimit dhe dorëzimit”, tha Molliqaj për Klan Kosovën. Molliqaj ka shprehur shqetësimin për bllokimin e serverit të KQZ-së, pasi që druhen se mund të ketë tendenca për manipulim. “Organet përgjegjëse duhet të veprojnë shpejt dhe drejtë”, tha ai në studion e Klan Kosovës. Sipas tij, koalicioni që ai e quan “koalicion i krimit” nuk i mbërin 40 deputetë, dhe sipas tij ky është dështimi më i madh pasi qe ata janë 15 parti që janë bërë bashkë. “Përgjigjien më të mirë ua kanë dhënë qytetarët e republikës”, tha Molliqaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 29 minuta më parë