DnV: PAN 36.9%, LAA 26.2% dhe Vetëvendosje 24.7% NULL NULL 11.06.2017 21:21 11.06.2017 21:21 Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim ka bërë të ditura rezultatet e para të zgjedhjeve. Bazuar në 748 vendvotime të Kosovës rezultatet janë këto: Koalicioni PAN ka 36.9% të votave, LAA ka 26.2% ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka 24.7%, Lista Srbska 8.7%, njofton Klan Kosova. Këtu nuk përfshihen votat me kusht, procesi ende vazhdon, rezultatet më lartë janë vetëm 30%. Kryeziu ju bëri thirrje të gjitha partive politike të përmbahen nga festimet e tyre, dhe t’i presin rezultatet zyrtare. “Apelojmë tek partitë politike për të mos shtruar presion tek vëzhguesit dhe komisionerët për këto rezultate të zgjedhjeve deri në përmbylljen e të gjitha numërimeve”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 37 minuta më parë