“PDK-ja e solli Gjykatën Speciale” NULL NULL 06.06.2017 00:16 06.06.2017 00:16 Korab Sejdiu nga AKR, në Magazina Zgjedhore në Klan Kosova ka thënë se Gjykata Speciale është një fatkeqësi shumë e madhe për vendin, njofton Klan Kosova “Gjykata speciale është një fatkeqësi shumë e madhe që e kemi dhuratë prej njerëzve që e kanë pru gjendjen e drejtësisë në nivelin aktual”. “Duke mos pasur vullnetin për të fuqizuar organet e drejtësisë, ata e kanë detyru Bashkësinë Ndërkombëtare me e kriju një gjykatë që është puro-etnike, që në fakt merret me krime tona të aluduara”. “Kjo shkon në dëm tonin, del jo serioz si shtet, nëse obligimet e tua nuk i kryen”. “PDK-ja është partia e cila deri sot ka bërë çdo gjë të mundur për ta futur sistemin e drejtësisë në një grop, me e degradu”. Ndërkaq, Driton Selmanaj nga LDK-ja ka deklaruar se Gjykata Speciale veçse është një akt i kryer. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dita e Çlirimit, Haradinaj: Deçani i trimërisë dhe sakrificës, sot është ringritur e zhvilluar 18 minuta më parë
Ekonomi Lidhja e Bizneseve kërkon sërish pezullimin e vendimit të ZRrE-së: Dëmton rëndë prodhuesit vendorë 2 orë më parë