Zeka: Parlamenti i Kosovës kishte mentalitet talebanësh NULL NULL 25.05.2017 21:24 25.05.2017 21:24 Anëtari i më i ri i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se sfida e tij më e re, ajo në politikë, është fare e lehtë. Në Magazinën Zgjedhore, Zeka tha se në parlamentin e ardhshëm qeverisës, do të ndryshojë mentaliteti i komunikimit me deputetë, njofton Klan Kosova. Kjo pasi sipas tij, deri më sot, Parlamenti i Kosovës kishte mentalitet talibanësh komunikimi. ”Unë dhe Jakup Krasniqi kemi kalu barrë të madhe më shumë se sa angazhim”. ”Për ne kjo sfidë politike është shumë më e lehtë. Nëse kemi pasur guxim me i thanë Jo Titos e Millosheviqit kemi guxim ti japim jo edhe disa proceseve të tjera politike”. ”Gjithmonë në botën demokratike gazetarët eminentë janë kyçur në politikë”. ”Do dëshiroja që në Parlamentin e Ardhshëm të Kosovës të krijohet një mentalitet i ri i komunikimit. Parlamenti i Kosovës kishte mentalitet talebanësh të komunikimit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 16 orë më parë