Yee: “Shqipëria e Madhe” s’është dëshirë e shqiptarëve NULL NULL 25.05.2017 19:19 25.05.2017 19:19 Zëvendës-ndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hoyt Brian Yee, në një intervistë për “European Western Balkans”, është pyetur për “Shqipërinë e Madhe”. Ai ka thënë se në këtë drejtim nuk ekziston asgjë serioze dhe s’është dëshirë e shqiptarëve një projekt i tillë. “Nuk besoj se ka një lëvizje serioze për ‘Shqipërinë e Madhe’, apo ndonjë dëshirë nga shqiptarët, kudo ku ata janë, në Maqedoni, Mal të Zi, apo vetë Shqipëri, për t’u bashkuar dhe për t’u bërë një shtet i ri, apo një lëvizje e re në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë amerikani. “Qëndrimi zyrtar, dhe unë besoj që është qëndrimi i sinqertë, i partive politike në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri është për t’u integruar në Bashkimin Europian, të bashkohen me NATO-n kur është e mundur, si pjesë e shtetit ku ata janë, jo duke ndryshuar kufijtë, jo si super etnitet kombëtar, por brenda kufijve sovranë ku ata jetojnë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Komandanti i ushtrisë iraniane paralajmëron për "kundërpërgjigje të fortë" ndaj sulmeve të SHBA-së 5 minuta më parë