Arrestohen edhe dy burra të dyshuar me sulmin në Manchester NULL NULL 25.05.2017 08:29 25.05.2017 08:29 Edhe dy burra të tjerë janë arrestuar mëngjesin e së enjtes që dyshohen se kanë lidhje me sulmin e së hënës që u krye në Manchester. Kryesori i policisë së Manchester ka thënë se njëri prej burrave është ndaluar pasi u kryen disa hulumtime në një adresë në zonën e Withingnton. Tash numri i të arrestuarve shkon në tetë veta, pas një serie kërkimesh në gjithë Manchesterin, Wigan dhe Nuneaton dhe Warwickshire, shkruan The Sun, transmeton Klan Kosova. Po ashtu në mesin e të arrestuarve është edhe një grua, por që më vonë është liruar pa ndonjë akuzë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.