Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Atdhe Arifi kandidatë për deputetë të Vetëvendosjes NULL NULL 19.05.2017 16:06 19.05.2017 16:06 Frashër Krasniqi ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook se ai, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Atdhe Arifi janë kandidatë për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme, njofton Klan Kosova. “Sapo u njoftova që Lëvizja ka vendosur që unë, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Atdhe Arifi të garojmë për deputetë të saj”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. “I falënderoj të gjithë aktivistët e Vetëvendosjes për solidaritetin e jashtëzakonshëm që kanë treguar këta 9 muaj prej kur jemi nën arrest”. “Më 11 qershor, ndryshimi do të ndodh. Ky ndryshim, do t’i hapë rrugët që drejtësia për Astritin të vihet në vend”. Të katërt këta vazhdojnë të jenë në arrest shtëpiak nën akuzat për terrorizëm. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.