Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Albin Kurti, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeminstër

NULL NULL
16.05.2017 12:31

Kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit do të jetë Albin Kurti.

Klan Kosova merr vesh se ky subjekt politik tashmë ka vendosur për ta caktuar ish-liderin e kësaj partie si kandidat të saj, ndërsa zyrtarizimi pritet që të bëhet nesër në një votim formal në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie.

Ndërkohë që sonte është edhe afati i fundit i caktuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor që partitë politike  t`i paraqesin koalicionet me të cilët do të garojnë në këto zgjedhje, njofton Klan Kosova.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.