Vizat ia pamundësojnë shkrimtarit marrjen e çmimit në Itali NULL NULL 08.05.2017 09:55 08.05.2017 09:55 Shkrimtari kosovar, Asllan Qyqalla, nuk ka mundur të marrë pjesë në një festival të poezisë në Itali për ta pranuar çmimin e parë shkaku i mospajisjes me vizë. Qyqalla e fitoi çmimin e parë në Festivalin e Poezisë VELIERO në Torre Melissa për poezinë Shën Valentin e cila i ishte përkthyer në gjuhën italiane, njofton Klan Kosova. Në këtë garë, ai kishte pasur konkurrencë nga poetë ndërkombëtarë, por ishte poezia e tij që ia solli këtë çmim të rëndësishëm. Më poshtë mund ta lexoni poezinë për të cilën u shpërblye shkrimtari ynë: Shën Valentin Lora Shën Valentini na qepi hartën e dashurisë rrugës Egnatia-Naisus e ne të harruar morëm aromën e mjaltit në hirin e prushtë në flashktësin e shtyer. Lora si buberzë e bjondë në meteor askush nuk pipëtin në hartën e dashurisë e ylli fugë në mallin e shterrur në ndjenjën e pakohë sollën freski moshe puthjet e malit si Hera në Olimp * fugën natëshkurtin që sonte s`kanë mbarim. Lora mërdhin në ngrohtësi re të vakta në gjiun e dashurisë “sa shumë kam ftohtë, Lan më merrë me vete sonte, s`i dua lulet trëndafil i bardhë të kam në Shën Valentin”! 13 shkurt 2017, në natën e vonë Asllan Qyqalla