Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veprim “madhështor” i Nicki Minaj

NULL NULL
07.05.2017 21:48

Këngëtarja dhe reperja e famshme amerikane Nicki Minaj është e gatshme t’ua paguajë fansave të vet shkollimin nëse ata arrijnë nota shembullore.

Ajo sot në Twitter, iu përgjigj një kërkese të një fansi që ajo ta paguajë shkollimin e tyre, duke i thënë: “Mi trego 10-shet që mund t’i verifikoj me shkollën tënde, dhe do ta paguaj. Kush do t’i bashkëngjitet kësaj gare!? E kam vërtetë seriozisht”.

Mbetet të shihet nëse Nicki Minaj do t’ia paguajë së paku këtij fansi shkollimin, pasi që pas propozimit të saj, shumë përdorues të Twitter-it, kishin kërkuar nga ajo të njejtën gjë.

lajme të ngjashme