Anna Wintour nderohet nga Mbretëresha e Britanisë NULL NULL 05.05.2017 17:28 05.05.2017 17:28 Redaktorja e revistës “Vogue”, Anna Wintour, është nderuar me titullin “dame” nga Pallati Buckingham Palace, për shërbimin e saj në modë dhe gazetari. Wintour, 67 vjeçare me origjinë britanike, është kryeredaktorja e revistës amerikane “Vogue” për tashmë 30 vite. Me flokët e saj të shkurtra dhe syzet e errëta, ajo ka fituar një reputacion si një nga kritiket më me influence dhe më të frikshme, në botën e modës.