“Hasi Jehon” në Gjonaj NULL NULL 05.05.2017 08:24 05.05.2017 08:24 Para një numri të madh të adhuruesve të folklorit burimor dhe mysafirëve të shumtë në mesin e të cilëve ishin edhe Qemal Minxhozi ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Ramadan Muja kryetari i Prizrenit dhe shumë mysafirë të tjerë, në fshatin Gjonaj të Hasit, të enjten në mbrëmje, nisi edicioni i 28 i festivalit mbarëkombëtar të folklorit burimor “Hasi Jehon 2017”. Si edhe në vitet tjera i pari në skenë parakaloi mikpritësi, Shoqëria Kulturore Artistike “Malësori”, duke shpalosur para të pranishmëve karakteristikat e veshjeve më kolorit të pasur të Hasit. Vallet tradicionale të ruajtura ndër shekuj me origjinalitetin e paraqitjes në skenë, edhe njëherë dëshmuan se ShKA “Malësori” është një thesar i ruajtjes dhe kultivimit të traditës së pasur hasjane, transmeton Klan Kosova.