Joshua: Erdha për ta lënduar Klitschkon – dhe e bëra NULL NULL 30.04.2017 02:03 30.04.2017 02:03 Boksieri britanik 27 vjeçar, Anthony Joshua, ka mposhtur me nokaut 41 vjeçarin Wladimir Klitschko në duelin e shekullit, njofton Klan Kosova. Në deklarimin e tij pas meçit, Joshua tha se ndeshja fitohet në palestër dhe se për t’u bërë kampion bote duhet të posedosh të tërë pakon, të jesh i përgatitur dhe i plotë. “E dija se ishte e mundur për ta lënduar, por ende po mësoj, rund pas runde. Unë s’erdha për të boksuar, por për ta lënduar, dhe me gjithë respektin, e lëndova fort”, pohoi ai, njofton Klan Kosova. “Në fund të ditës, e kuptova se çfarë duhet të bëj dhe e bëra. Do kthehem më Wembley, dhe dua t’ju shoh përsëri këtu”. “Shumë herë gjatë ushtrimeve vinim tek raundi i 11, dhe lodhesha shumë, por e dija se duhet të vazhdoja, sepse duhet të jem i përgatitur ta kaloj distancën e nevojshme”. “Sot tregova se lufta fitohet në palestër. Bëhet e vështirë dhe boksi s’është i lehtë. Prandaj duhet ta posedosh të tërën, duhet të jesh i plotë”.