Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lirimi i Ramush Haradinajt në mediat serbe (FOTO)

NULL NULL
27.04.2017 10:36

Autoritetet franceze sot liruan kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinajt.

Lajmi për lirimin e tij ishte në ballinat e të gjitha mediave serbe të cilat të cilat vendimin për lirimin e tij e kanë cilësuar si të padrejtë.

“Kurir” në lajmin e tij për lirimin e kreut të AAK-së shkruan: “Gjakësori Haradinaj në liri”.

“Gjykata në Colmar ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi dhe Haradinaj është i lirë”, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq, “Novosti” për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës shkruan: “Vendim i turpshëm i gjykatës: Haradinaj i lirë”.

Kurse gazeta tjetër serbe “Informer”  thotë: “Nuk ka drejtësi – Refuzohet kërkesa e Serbisë”.

Edhe “Politika” ka raportuar për këtë lajm: “Gjykata në Colmar refuzoi kërkësën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi”.

Ky medium duke iu referuar burimeve të saj poashtu se Qeveria e Serbisë do të caktojë një takim urgjent të Qeverisë ku temë e takimit pritet të jetë lirimi i kreut të AAK-së.

Për këtë lajm kanë raportuar edhe  portalet “Blic-i dhe  “B92”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.