Shtatzëna Serena Williams, po shijon pushimet (FOTO) NULL NULL 23.04.2017 11:30 23.04.2017 11:30 Serena Williams, e cila së shpejti do të bëhet nënë, po jeton jetë të ëmbël! Kampionja e tenisit është duke i shijuar disa ditë pushimi bashkë me të fejuarin e saj Alexis Ohanian, në Meksikë, shkruan E! News, transmeton Klan Kosova. Serena, e cila njoftoi për shtatzëninë e saj këtë të mërkurë përmes një fotografie në Snapchat, u pa të premten duke qëndruar pranë të dashur në karriget e plazhës në qytetin turistik meksikan Playa del Carmen. Ajo u vu re e buzëqeshur dhe e qetë me të fejuarin e saj. Serena pritet të sjellë në jetë fëmijën në vjeshtë. Ajo njoftoi për fejesën e saj me Ohanian në muajin dhjetor, por datë për martesë ende nuk ka. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 4 weeks