Shembuj se si prindërit i trajtojnë fëmijët e tyre nëpër botë NULL NULL 18.05.2017 18:30 18.05.2017 18:30 Prindërit në gjithë globin i kanë mënyrat e tyre unike për të rritur fëmijët e tyre – por të gjithë e kanë një të përbashkët: gjithmonë duna më të mirën për fëmijën e tyre. Më poshtë keni disa tradita interesante, nga kulturat e ndryshme nëpër botë për mënyrën se si i trajtojnë fëmijët, transmeton Klan Kosova. Prindërit marituanez pështyjnë në fytyrat e fëmijëve të tyre. Prindërit në Mauritani mendojnë se pështymja e fëmijëve mund të jetë bekim për ata. Kështu prindërit e bëjnë këtë veprim tek secili fëmijë i porsalindur. Nënat i pështyjnë fëmijët në fytyrë, ndërsa baballarët në veshët e foshnjave dhe atë e përhapin në gjithë kokën për tu siguruar se ata do ta kenë një jetë të bekuar. Norvegjezët i lënë fëmijët e tyre të flenë jashtë në temperatura nënzero. Është gjë shumë normale në vendet nordike që prindërit t’i lënë fëmijët e vegjël në karrocat e tyre kur temperaturat janë shumë të ulëta, derisa ata shijojnë ndonjë pije të ngrohtë në kafen e tyre të preferuar. Sipas tyre kjo e rritë imunitetin e fëmijëve ndaj sëmundjeve të ndryshme. Nënat keniane nuk i shikojnë kurrë sytë e fëmijës së tyre. Këtë e bëjnë që fëmijët gjatë kohës sa rriten të mos kërkojnë shumë vëmendje nga nënat e tyre. Prindërit mayan lajnë fëmijët e tyre në ujë të akullt. Fëmijët finlandezë flenë në kuti kartoni. Fëmijët japonezë hanë gjithçka dhe kurrë nuk marrin yndyrë. Fëmijët danezë varin biberonët e tyre në një pemë. Foshnjat armene zgjedhin profesionet e tyre të ardhshme në një moshë të re. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ambasada e SHBA-së në Irak paralajmëron për sulme të mundshme ndaj amerikanëve 25 minuta më parë
Lajme Kancelari gjerman i kërkon G7-ës të tregojë unitet në zgjidhjen e konfliktit Izrael-Iran 28 minuta më parë