Lladrovci bën homazhe në kompleksin e varrezave në Negroc të Drenasit NULL NULL 12.04.2017 15:01 12.04.2017 15:01 Me rastin e shënimit të 18 vjetorit të rënies së 21 dëshmorëve dhe 36 martirëve të fshatit Negroc, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe të kompleksi memorial “Pëllumbat e Lirisë” dhe kanë venë kurora lulesh. Për të kujtuar dëshmorëve dhe martirët e kësaj zone, të pranishëm ishin edhe familjarë, të cilët benë homazhe tek varrezat e të rënëve. I pari i Drenasit vizitoi secilën familje që ishin të pranishme ne kompleksin e varrezave dhe vlerësoi se zona e njësitit “Pëllumbi”, ishte një ndër zonat me të pathyeshme për forcat paramilitare serbe dhe se ideali i luftës çlirimtare mbetet vlera më e shenjtë e popullit të Kosovës, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.