Promovohet “Erika” e Kismete Hysenit NULL NULL 11.04.2017 12:40 11.04.2017 12:40 Shkrimtarja për fëmijë, Kismete Hyseni ka promovuar sot librin e saj më të ri “Erika”. Personazhi i librit është mbesa e autores dhe gjithë libri i Hysenit paraqet një bashkëbisedim mes Erikës dhe gjyshes së saj (autores së librit), njofton Klan Kosova. Në promovimin e librit morën pjesë shkrimtarët Jonuz Fetahaj dhe Nazmi Rrahmani të cilët vlerësuan lart krijimin e autores.