Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

”Kazma” e Lladrovcit shndërrohet në këngë (VIDEO)

NULL NULL
09.04.2017 17:17

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci me thëniet e tij po jep mundësi që të bëhen edhe këngë me to.

Kjo pasi së pari ”forca bën fuqinë” u bë pjesë e një mixi të punuar nga një Dj në Kosovë, por nuk do mbetej me kaq, përcjellë Klan Kosova.

Edhe shprehja e tij ”Bima një kazmë, shko merre te kojshitë” të cilën e tha gjatë një vizite që bëri në Komoran, ku po inspektonte rreth punimeve të asfaltit, tashmë është shndërruar në një projekt muzikor të realizuar nga Dj.

Për më shumë ja video-ja e plotë:

Klan Kosova kishte përgatitur kronikë për punimet e asfaltit që po bëheshin në Komoran, e që Lladrovci në ato momente ”shpërthen” nga pakënaqësia që ishte bërë me punën në atë zonë.

Linku më poshtë tregon më së miri momentin kur Lladrovci kërkon vet të punojë rrugën:

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.