Parandalohet vrasja në Shkodër, sekuestrohet automatiku NULL NULL 30.03.2017 14:32 30.03.2017 14:32 Një vrasje është parandaluar në qytetin e Shkodrës paraditen e sotme, duke arrestuar njërin prej autorëve dhe shpallur në kërkim tjetrin. Sipas policisë rreth orës 10: 40 minuta F.G banues në Shkodër dhe Besmir Arrsi kanë tentuar të vrasin një 21 vjeçar të identifikuar me inicialet N. P po banues në Shkodër. Ngjarja është regjistruar në rrugën e Tepes, pranë një lokali. Besmir Arri, 21 vjeç është mundur të arrestuar teksa po përpiqej të largohej. Gjatë kontrollit të ushtruar në vendngjarje, u gjet dhe u sekuestrua në cilesinë e provës materiale. 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 15 fishekë. Policia thotë se konflikti “po hetohet dhe paraprakisht dyshohet se ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta” por nuk përjashtohet as pistat e tjera. Një burim i policisë jo zyrtarisht i tha Ora News se sherri ka nisur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76-22, 25 e 278 të Kodit Penal. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zgjedhjet lokale: Qytetarët mund të ndërrojnë qendrën e votimit nga 28 qershori deri më 29 gusht 6 minuta më parë
Kosova Veteranët e UÇK-së në Pejë shpallin në Ditën e Çlirimit nismë për pastrimin e listave të luftëtarëve 15 minuta më parë