Lojërat Europaine: Nesër ndeshet boksieri Armend Xhoxhaj NULL NULL 18.06.2015 16:31 18.06.2015 16:31 Boksierët kosovarë në Lojërat Europiane të Baku-s do të fillojnë ballafaqimet e tyre dhe rrugën drejtë ndonjë medalje potenciale. Nesër, me 19 qershor, në ring do të ngjitet boksieri Armend Xhoxhaj kundër hungarezit Harcsa Norbert, i cili mundi boksierin nga Letonia, Versockis Nikita, me rezultat të bindshëm prej 3:0, transmeton Klan Kosova. Ndërsa Armend Xhoxhaj u kualifikua në të tetën e finales pa luftë. “Besojmë dhe shpresojmë në kualitetin dhe përgatitjen e Xhoxhajt dhe presim fitore të na gëzojë dhe të kualifikohet në meçin e çerekfinaleve”, ka njoftuar sekretar i Federatës se Boksit të Kosovës, Latif Demolli nga Baku.