Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasada e Kosovës organizon koncert në Berlin për nder të pavarësisë (FOTO)

NULL NULL
10.03.2017 17:38

Me rastin e shënimit të 9 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në mesin e aktiviteteve të shumta, në Berlin të Gjermanisë, u organizua një koncert nga Ambasada e Kosovës në Berlin.

Aty ka performuar pianistja e mirënjohur, Lule Elezi, me vepra kombëtare dhe ndërkombëtare për mysafirët e shumtë të cilët ishin prezent, njofton Ministria e Kulturës, transmeton Klan Kosova.

Në këtë organizim kulturor ishin të pranishëm deputetë të Bundestagut gjerman, përfaqësues të ministrive të ndryshme gjermane si dhe përfaqësues të Bundeswehrit.

I pranishëm në këtë koncert me rastin e shënimit të 9 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ishte edhe zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, si përfaqësues nga Qeveria e Kosovës.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu, përshëndeti mysafirët e pranishëm duke theksuar se vlerat tona kombëtare përbëjnë një pasuri të madhe të kulturës shqiptare.

Ai tha se Ambasada e Kosovës në Berlin mbetet promovuese e kulturës shqiptare jo vetëm në rastet e festave të ndryshme por është në vazhdimësi e përkushtuar për krijimin e urave të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë.
mkrs1
mkrs2

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.