Pas Thaçit, Mogherini takohet me Veselin NULL NULL 04.03.2017 09:58 04.03.2017 09:58 Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka nisur takimin me kryeparlamentarin, Kadri Veseli, njofton Klan Kosova. Para takimit me Veselin, Mogherini është takuar me të parin e vendit, Hashim Thaçi. Ndërsa pas takimit me Veselin, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri do të takohet edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe udhëheqësit e partive politike. Pas takimit me Mustafën, do të ketë edhe një deklarim për media që pritet të nisë në orën 10:35. Ndërsa më pas pritet që Mogherini të vizitojë edhe qytetin e Mitrovicës. Vizita e Mogherinit në Kosovë është në kuadër të turneut të saj në Ballkan, ku fillimisht ka vizituar Shkupin e më pas Beogradin dhe Tiranë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.