Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Veteranët duan ndryshim në ligjin për Specialen, paralajmërojnë protestë (VIDEO)

NULL NULL
02.03.2017 20:28

Veteranët, bashkë me familjarë të të vrarëve nëpër vende të ndryshme të Kosovës, të enjten vëzhguan punën e të zgjedhurve të popullit.

Atyre dhe krerëve të shtetit ua kanë dërguar një kërkesë që të bëhen ndryshime në Ligjin për Gjykatën Speciale, i miratuar qysh në vitin 2015.

Por shumica parlamentare u treguan skeptik me këtë andaj nuk ishin të gatshëm që të debatohet për ndryshime në Gjykatën Speciale .

Kjo bëri që përfaqësuesit e veteranave të bëhen nervoz. Tollovia zgjati derisa shumica e deputetëve dilnin pa thënë ndonjë fjalë kundërshtimi.

Pas largimit të krejt legjislativit, drejtuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së ishin në mëdyshje të rrinë apo ikin nga salla. Pas qëndrimit afër njëorësh zgjodhën versionin e dytë.

E më pas me një kumtesë për medie, bënë me dije se të enjten do të mbajnë një protestë me kërkesën e njëjtë.

Kronikë e Besnik Tahirit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.