Shfaqet premiera e filmit “Inside Out” NULL NULL 17.06.2015 19:10 17.06.2015 19:10 Më 18 qershor shfaqet premiera e filmit “Inside Out” në Kinemanë ABC. Tema: Rritja e një personi mund të ketë vështirësi. Kjo vlen sidomos për Rajlin, e cila duhet të lëvizë në San Francisko, pasi babai i saj ka një punë të re. Si të gjithë ne, Rajli ka emocionet e veta. Emocionet e drejtojnë jetën e saj. Qendra e emocioneve të saj, trazohet në rrethanat e reja. Gjersa Hareja, emocioni i saj kryesor, mundohet ta mbajë atë të lumtur, emocionet e tjera mundohen ta marrin jetë në duart e tyre, njofton Klan Kosova. Regjia: Pete Docter, Ronaldo Del Carmen Rolet: Diane Lane, Kyle MacLachlan, Amy Poehler, Bill Hader, Leëis Black, etj. Filmi do të shfaqet në 3D çdo ditë nga ora 17:00, ndërsa gjatë vikendit në ora 15:00 dhe 17:00