Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tom Brady dhe Gisele Bundchen festojnë tetë vjetorin e martesës

NULL NULL
27.02.2017 12:40
LUIS GUERRA JR./©2011 RAMEY PHOTO 310-828-3445 NO ITALY/NO SPAIN New York, May 2, 2011 Arrivals at the "Alexander McQueen - Savage Beauty" Costume Institute Gala At The Metropolitan Museum Of Art. PGagu68

Një fitore në Super Bowl dhe përvjetori i martesës.

39 vjeçari Tom Brady duket se është i mbushur me dashuri këto ditë.

Ai dhe supermodelja e njohur, Gisele Bundchen kanë festuar tetë vjetorin e martesës së tyre. Duket se këtë ndjenjë nuk kanë mundur të mos e ndajnë me fansat e tyre.

Brady ka postuar një fotografi bashkë me Bundchen ku poshtë saj tregohet shumë i ëmbël.

“Më ke bërë të qesh gjithmonë. Urime përvjetorin dashuria e jetës sime”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

Por edhe modelja Bundchen duket se nuk ka rezistuar të shpërndajë një fotografi me këtë rast.

“E dashuroj të jem partnerja jote e jetës. Urime përvjetorin dashuria ime”, ka shkruar ajo.

Çifti janë martuar në një kishë katolike në Santa Monica në Calif në vitin 2009, me një ceremoni të vogël me të pranishëm vetëm familjarë dhe miq të ngushtë.

Ata kanë edhe dy fëmijë, Benjamin 7 vjeçar dhe Vivian 4 vjeçare.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.