Spahiu: Shaban Polluzhës duhet t’i bëhet përmendore në Prishtinë NULL NULL 23.02.2017 18:17 23.02.2017 18:17 Shaban Polluzha është në mesin e tre heronjve më të mëdhenj të Kosovës, bashkë me Hasan Prishtinën dhe Adem Jasharin. Kjo sipas njohësit të rrethanave politike në vend, Nexhmendin Spahiut, që shton se Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica janë heronj të dyfishtë, njofton Klan Kosova. “Janë heronj të kombit shqiptar shpallur nga Presidenca e Shqipërisë dhe heronj të kombit kosovar shpallur nga Presidenca e Kosovës, pra janë heronj të dyfishtë”, ka thënë Spahiu në Info Magazine. “Kjo çfarë është organizuar sot i nderon ata, edhe pse ata kanë qenë të harruar nga shteti, populli i ka nderuar gjithmonë”, thekson ai në 72 vjetorin e vrasjes së Polluzhës dhe Gradicës. Por sipas Spahiut nderimi që i bëhet Shaban Polluzhës nuk është i plotë nëse në qendër të Prishtinës nuk i bëhet një përmendore. “Lufta e Shaban Polluzhës e ka mbrojtur Kosovën, por më pak përmendet lufta më e ndritshme e Kosovës, që është lufta e Novi Pazarit ku Shaban Polluzha ka mbrojtur Novi Pazarin nga sulmet çetnike, dhe këtë betejë e fiton”, ka pohuar Spahiu. “Kjo është një luftë që ka karakterin human dhe për mendimin tim është lufta më e ndritshme në historinë e shqiptarëve”, ka shtuar ai më tej. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.