Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policët mund të mbathen me 2 milionë

NULL NULL
05.05.2015 10:40
Është hapur tenderi për blerjen e 20 mijë këpucëve për Policinë e Kosovës, tender në të cilin kanë konkurruar konkurruar 7 kompani dhe çmimi i ofertimit për 20 mijë palë këpucë arrin nga katërqind e pesëdhjetë mijë euro, deri në 1 milion e nëntëqind e tetëdhjetëmijë euro (1.980.000).

Është hapur tenderi për blerjen e 20 mijë këpucëve për Policinë e Kosovës ku bazuar në oferat e kompanive çmimi për një palë këpucë do të sillet nga 22.5 euro deri në 99 euro.

Tenderi është shpallur me 26 mars dhe ofertimi nga kompanitë është bërë me datë 28 prill të këtij viti.

Sipas një dokumenti të siguruar nga KosovaPress në këtë tenderë kanë konkurruar 7 kompani dhe çmimi i ofertimit për 20 mijë palë këpucë arrin nga katërqind e pesëdhjetë mijë euro, me konkurues kompania SEYKOS deri në 1 milion e nëntëqind e tetëdhjetëmijë euro (1.980.000), me konkurrues kompaninë SODEX GROUP.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.