Pacolli kandidati i vetëm, deri tani, për President të AKR-së NULL NULL 11.02.2017 10:02 11.02.2017 10:02 Komisioni Zgjedhor i Aleancës Kosova e Re, ka pranuar, shqyrtuar dhe aprovuar kandidaturën e Behgjet Pacolli për President të AKR-së, njofton Klan Kosova. Kandidatura ka ardhur nga Dega e Hajvalisë, anëtar i së cilës është Pacolli, dhe deri më tash është mbështetur nga shumë degë tjera të AKR-së. Komisioni Zgjedhor në takim të rregullt të drejtuar nga Kryetari i KZ-së, Fatmir Matoshi, unanimisht ka vlerësuar se kjo kandidaturë i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe e ka aprovuar atë. “Komisioni Zgjedhor i dëshiron suksese Behgjet Pacolli në garën për President të AKR-së”, thuhet në njoftimin e AKR-së për media. Kandidatët tjerë që duan ta sfidojnë në këtë garë Pacollin kanë afat deri me 11 shkurt në mesnatë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kelmendi: Shumica e shqiptarëve e shumica e komuniteteve duan që Kosova të ketë Kuvend 42 minuta më parë