Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë mund të ndiqni në ”Ju Flet Prishtina” këtë të shtunë? (Video)

NULL NULL
10.02.2017 14:00

Këtë të shtunë emisioni Ju flet Prishtina do të trajtojë problemet e arsimit në kryeqytet.

Si po bëhen punësimet në shkollat e Prishtinës? .

Kush po thotë se Vetëvendosje po instalon njerëzit e vetë institucionet arsimore ?

Pse LDK po thotë se në shkollat e Prishtinës nxënësit po humbasin orë?

Me çfarë arsye Shpend Ahmeti ngriti padi për kryesuesin e Kuvendit Komunal, Halim Halimin dhe asambleistin e LDK -së, Flamur Shala.

Sa mësimdhënës punësoi Halimi  pa konkurs gjatë periudhës sa ishte drejtor i arsimit në komunën e Prishtinës?

Pse qeverisja e Vetëvedosjes po kritikohet për punësim të mësimdhënsve të komunave tjera?

Për çfarë arsyesh ministria e arsimit anuloi konkursin për përzgjedhjen e drejtorëve në çerdhet publike ?

Për këto, dhe shumë probleme të menaxhimit të arsimit në Komunës e Prishtinës do të mund të mësoni të shtunën në orën 18:00 ne Klan Kosova, në emisionin ekskluziv të kryeqytetit, Ju flet Prishtina.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.