Mihajloviq nënshkruan me Milan NULL NULL 16.06.2015 13:02 16.06.2015 13:02 Serbi ka marrë postin e trajnerit të AC Milan, pak minuta pas shkarkimit të Filippo Inzaghit. Milan ka konfirmuar caktimin në postin e trajnerit të Sinisa Mihajloviq me një kontratë dyvjeçare. Serbi u konfirmua në këtë post, vetëm 90 minuta pasi rosonerët konfirmuan shkarkimin e Filippo Inzaghit. Mihajloviq e drejtoi Sampdorian drejt pozitës së shtatë në Serie A sezonin që shkoi, por u tërhoq, sipas tij në kërkim të një sfide tjetër. Pritej që 47 vjeçari ta zëvendësonte Rafa Benitezin në postin e trajnerit të Napolit, por ai u kthye në San Siro, për të drejtuar rivalët e neroazurëve. “Sinisa Mihajloviq, që ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare, do të jetë trajneri i ri i AC Milan në sezonin tjetër”. “Klubi i dëshiron sukses dhe rezultate të shkëlqyera”, thuhej në komunikatën e klubit. Mihajloviq kaloi dy vite tek Inter, para se të pensionohej dhe të bëhej asistent i Robert Mancinit, që tani është kthyer për të drejtuar neroazurët. Serbi më pas vazhdoi tek Bologna, Catania, Fiorentia, kombëtarja e Serbisë dhe Sampdoria. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 06/07/2025