Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Digjet stalla e Familjes Haliti nga Ferizaj, zjarrfikësit s’mundën t’i ndihmojnë (VIDEO)

NULL NULL
01.02.2017 20:59

Një stallë e lopëve është djegur e tëra të martën në fshatin Jezerc të Ferizajt, njofton Klan Kosova.

Nga 33 lopë që gjithsejtë ka familja Haliti, tri prej tyre pësuan lëndime.

Pronari i stallës, Dalip Haliti, pohon se ai kërkoi ndihmë nga policia e zjarrfikësit për të ndalur zjarrin, por askush s’erdhi t’i ndihmojë.

Kjo për faktin se rruga ishte e bllokuar.

Megjithatë, komuna, saktësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike ka premtuar se do t’i ndihmojë kësaj familje me një buxhet modest.

Kronikë nga Rejhane Selimi.

klankosova.tv

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.