Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lumezi: Pse 65 % e lëndëve për korrupsion e krim ekonomik janë hedhur ose pushuar?

NULL NULL
01.02.2017 11:52

Këshilli Prokurorial ka miratuar raportin e punës për vitin 2016 të Komisionit Mbikqyrës për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik, duke përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin.

Raportin para Këshillit e ka prezantuar prokurorja Laura Pula, që ka thënë se prokurorët kanë bërë punë të mirë në këtë fushë.

Ajo ka thënë se Prokuroritë kanë trajtuar të gjitha lëndët e para vitit 2010, ndërkohë që janë duke trajtuar edhe lëndët e tjera si dhe të rejat që kanë ardhur në Prokuori, njofton Klan Kosova.

Sipas Pulës, në vitin 2016, të gjitha Prokuroritë kanë pasur të bartura 477 lëndë, ndërsa kanë pranuar 448 lëndë të reja. Ndërsa nga 915 kallëzime penale janë zgjidhur 468.

Goxha i kënaqur me këtë raport ka dalur edhe Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, veç se ky ka pyetur se pse 65% e këtyre lëndëve kanë përfunduar me hudhje apo pushim të hetimeve.

Për këtë çështje, Laura Pula ka thënë se pas ndryshimeve ligjore disa vepra të kryera kanë arritur parashkrimin apsolut dhe prokuroria është detyruar t’i hudhë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.