Xhamia e Mazhiqit e ndërtuar në vitin 1545, por tashmë e harruar NULL NULL 31.01.2017 13:22 31.01.2017 13:22 Në Trepçën e epërme në shekullin e XVI-të, ekzistonin tre faltore islame, një xhami dhe dy mesxhide. Tani ka mbetur vetëm një, e ashtuquajtura xhamia e Mazhiqit, e ndërtuar në vitin e largët 1545 nga Maslihuddin Abdul-Gani. Ky i fundit ka financuar ndërtimin e “Dykanxhik Xhamisë”, “Kurshumli Hanin”, “Shengyl Hamamin” dhe sistemin e ujësjellësit në Shkup. Tipologjia e saj i përket asaj të shkollës së Azisë së vogël. Veçantia e saj kryesore është se në tërë Ballkanin ekzistojnë vetëm katër xhami të tilla. Kronikën e ka përgatitur Ardian Gaxherri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 4 orë më parë