Antonio Banderas në spital NULL NULL 30.01.2017 13:30 30.01.2017 13:30 Antonio Banderas është dërguar në spital, pas dhimbjeve që ka pasur në gjoks. Aktori 56 vjeçari ka qenë dukë u stërvitur në shtëpinë e tij derisa ka përjetuar problemet e tij shëndetësore, ku menjëherë më pas është dërguar për në spital. Aktori që jeton në shtëpinë e tij në Cobham në Surrey bashkë me të dashurën e tij, Nicole Kimpel, kishte treguar kohë më parë sa shumë i pëlqen ajo shtëpi. Aktori ka pasur një divorc me aktoren, Melanie Griffith pas një martese 19 vjeçare, transmeton Klan Kosova. Ai ka treguar në intervista të mëhershme se jeta e tij ka ndryshuar drastikisht vjetëve të fundit. “Jeta ime ka ndryshuar kaq shumë këto dy vjetët e fundit, për arsye personale”, kishte thënë ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 4 weeks