Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjermani: Djali e mban kufomën e nënës 2 vite

NULL NULL
04.05.2015 15:56
50 vjeçari nga qyteti gjerman Gronau e ka mbajtur dy vjet në banesë trupin e vdekur të nënës së tij, shkruan gazeta “Bild”.

“Kur e kemi pyetur për nënën, djali gjithnjë është përgjigjur se ajo është keq dhe se nuk do që ta vizitojë askush”, ka thënë një nga fqinjtë duke treguar se djali gjithnjë ka refuzuar çdo vizitë të fqinjëve me fjalët se “ as ata po të ishin në gjendjen e nënës së tij nuk do të dëshironin vizita”.

“Rozvita ka qenë grua zemërmirë”, ka thënë fqinja, por edhe për djalin për të cilin policia të njohurit flasin si njeri i dashur.

“Gjithnjë ka qenë i dashur dhe i ndjeshëm. Për nënën e tij pas vdekjes së babait ka premtuar se asnjëherë nuk do ta lë vetëm”.

50 vjeçari tani gjendet në spital psikiatrik.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.