Trump kopjon Obamën, edhe me tortë (FOTO) NULL NULL 22.01.2017 16:37 22.01.2017 16:37 Torta me të cilën Donald Trump doli në skenën e ndejës së tij inauguruese dukej shumë e ngjashme me atë të paraqitur në ndejën e inaugurimit të Barack Obama në vitin 2013, transmeton Klan Kosova. Duff Goldman, bukëpjekësi i famshëm dhe pronari i “Charm City Cakes” në Maryland, e ka bërë tortën në vitin 2013 dhe ka treguar se ëmbëlsirat duken identike. “Torta në të majtë është ajo që e kam bërë unë për inaugurimin e ish-presidentit Obama katër vjet më parë. Ajo në të djathë është e Trump. Unë nuk e kam bërë atë”, ka shkruar Duff së bashku me fotografinë me dy tortat. Të dy ëmbëlsirat janë të njëjta me ngjyra e madhësi, dhe më shumë. Nuk dihet nëse ëmbëlsirat kishin të njëjtat shije.