Murray pëson humbje shokuese NULL NULL 22.01.2017 10:28 22.01.2017 10:28 Ëndrra e tenistit Andy Murray për të fituar çmimin e parë në Australian Open ka marrë fund. Ai ka pësuar një humbje shokuese nga numri 50 i botës, Mischa Zverev, në rrethin e katërt, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Murray – numri një i botës, dështoi në servil tetë herë, kurse Zverev fitoi 7:5, 5:7, 6:2 dhe 6:4 në Rod Laver Arena. Kjo është humbja më e hershme për britanikun në Melbourne që nga vitit 2009, kurse Zverev është tenisti më poshtë i ranguar nga i cili ai ka pësuar në Grand Slam që nga Australian Open 2006. Zverev tash do të përballet në çerek-finale me fituesin e duelit, Federer – Nishikori.