Muri nuk rrënohet as në janar NULL NULL 17.01.2017 08:24 17.01.2017 08:24 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se muri do të rrënohet patjetër deri në Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, ai nuk është zotuar se një gjë e tillë do të ndodhë brenda muajit janar siç ishte paraparë, por brenda 1 e 17 shkurtit. Muri i ndërtuar në veri të Mitrovicës nga serbët nuk do të rrënohet në muajin janar, ashtu siç ishte paraparë në rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Ndonëse ishte thënë se rrënimi i tij do të bëhej përgjatë këtij muaji, Qeveria e Kosovës nuk ka vendosur ende lidhur me këtë çështje. Përfaqësues të ekzekutivit nuk kanë dhënë detaje lidhur me atë se kur do të rrënohet muri në fjalë. Nga ana tjetër kryeparlamentari Kadri Veseli, duke mos e përmendur janarin, ka thënë se muri do të rrënohet deri në Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt. Kurse, përfaqësuesit serbë në veri kanë ritheksuar se muri është pjesë e dialogut të Brukselit dhe nuk mund të rrënohet me dhunë. E lidhur me këtë çështje, edhe njohësit e çështjeve politike mbeten skeptikë se një gjë e tillë do të realizohet brenda këtij muaji. Pavarësisht kësaj, ata vlerësojnë se muri ndarës i Mitrovicës duhet të largohet domosdo. Artikullin e plotë mund ta lexoni në Gazetën Zëri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Koci, Kurtit: Ngulmi me Haxhiun s’është më bindje politike – është kapriçio personale 1 orë më parë
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 13 orë më parë
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 16 orë më parë