Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komuna e Deçanit mbledhje të jashtëzakonshme për Haradinajn

NULL NULL
08.01.2017 18:37

Asambleja Komunale në Deçan ka vendosur që me datën nëntë janar, të hënën, të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për lirimin e Ramush Haradinajt, njofton Klan Kosova.

Kjo mbledhje do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës dhe ajo do të jetë kërkesa që lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të lirohet menjëherë.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën, në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze, ndërkohë që një Gjykatë në Francë vendosi ta mbajë në paraburgim deri në paraqitjen e kërkesës së Serbisë për ekstradim.

klankosova.tv

lajme të ngjashme