Kosova me strategji kombëtare për trashëgiminë kulturore NULL NULL 30.12.2016 10:38 30.12.2016 10:38 Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Strategjinë Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore 2017-2027, si dokument themelor i politikave të Kosovës në këtë fushë në periudhë afatgjate. Kjo është strategjia e parë e Kosovës në këtë fushë që nga paslufta dhe miratimi i saj shënon moment të rëndësishëm për politikat, bazën ligjore, institucionet, administrimin, konservimin ruajtjen dhe promovimin trashëgimisë së Kosovës, si pasuria më e madhe dhe si shenja themelore e identitare e saj. Me qëllim të përcaktimit të vazhdueshëm të trashëgimisë kulturore si shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit, zhvillimit të bashkëpunimit dhe avancimit të sistemit të mbrojtjes dhe ruajtjes të trashëgimisë kulturore, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hartuar dokumentin Strategjia Kombëtare për Trashëgimi Kulturore 2017-2027. Në dokumentin e kësaj strategjie adresohen aspektet themelore që në mënyrë të drejtpërdrejtë synojnë promovimin e vlerave reale kulturore dhe ekonomike të trashëgimisë kulturore të Kosovës, si dhe rritjen e dukshmërisë së vlerave potenciale të saj. Ministria e Kulturës bën të ditur se gjatë hartimit të saj janë zbatuar udhëzimet për hartimin e dokumenteve strategjike duke përfshirë dhe procesin konsultativ. Në proces janë shqyrtuar edhe dokumente tjera, konventa dhe karta ndërkombëtare, transmeton Klan Kosova.