Numër i madh i fëmijëve me grip sezonal që kërkojnë ndihmë në QKUK NULL NULL 26.12.2016 23:59 26.12.2016 23:59 Drejtori i Klinikës së Pedriatisë në QKUK, Muharrem Avdiu ka thënë po vazhdojnë të trajtohen një numër i madh i fëmijëve që kanë gripin sezonal, njofton Klan Kosova. “Bëhet fjalë për gripin epidemik dhe kemi shumë raste që po vijnë”. “Mosha pediatrie është më shumë e goditur se të tjerët. Në dhjetë ditët e fundit, 100 fëmijë vizitohen në QKUK”. Sipas Avdiut në mënyrë që të parandalohet përhapja e këtij gripi duhet të evitohen daljet në tubime publike. “Është e vështirë të evitohet gripi pasi infeksionet që barten me frymëmarrje janë të vështira për tu parandaluar “. “Duhet t’i shmangemi sa më shumë tubimeve në lokalet publike”, ka thënë Avdiu.