Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi javën tjetër në Turqi, vizita me atë të Nishanit koincidencë

NULL NULL
23.12.2016 17:08

Presidenti Hashim Thaçi të mërkurën do të udhëtojë për në Turqi.

Thaçi do të qëndrojë atje, vetëm disa ditë pasi në këtë vend ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Por vizitat e dy liderëve shqiptarë në Turqi duket se nuk kanë asgjë të përbashkët me njëra-tjetrën.

erdogan-nishani-863x445

Ardian Arifaj, këshilltari i Presidentit Thaçi tha se këtë vizitë e kishin planifikuar kohë më parë, njofton Klan Kosova.

“Kjo është vetëm një vizitë bilaterale, siç kemi bërë edhe me shumë vende të tjera – vizita është planifikuar kohë më parë”, i ka thënë Arifaj, klankosova.tv

“Ne nuk e kemi ditur për vizitën e Nishanit në Turqi, vizita e Presidentit Thaçi nuk ka të bëjë asgjë me atë të Nishanit – është vetëm një koincidencë”.

Thaçi në Turqi do të pritet nga homologu i tij Rexhep Taip Erdogan, lajm të cilin e bëri të ditur vetë presidenti turk  gjatë takimit që pati me homologun e tij shqiptar para dy ditësh.

Akoma nuk dihet se për çfarë do të diskutojnë ata saktësisht, ndërkohë që takimi do të mbahet në kohën kur kanë ndodhur shumë zhvillime politike si në Turqi ashtu edhe Kosovë.

Megjithatë Erdogan në takimin që pati me Nishanin tha se “Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën dhe anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtare dhe ato rajonale”.

“Gjatë takimit me Thaçin do të kemi mundësi të bisedojmë nga afër në lidhje me këto çështje”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.