Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Adele drejt çmimit për “Artistja e vitit” në BBC Music Awards

NULL NULL
12.12.2016 12:00

John Legend, Robbie Williams dhe Craig David, janë në mesin e yjeve që do të performojnë në BBC Music Awards sot.

Kaiser Chiefs, The 1975, Lukas Graham, Emeli Sande, Zara Larsson dhe Izzy Bizu janë gjithashtu pjesë e skenës, transmeton Klan Kosova.

Në këtë ceremoni, Adele do të konkurrojë me Calvin Haris, Coldplay, David Bowie dhe Jess Glynne për “Artisti i vitit”, ndërkohë që hiti i Adele “Hello” është edhe në listën e ngushtë për këngën e vitit, së bashku me “One Dance” të Drake dhe “Sorry” të Justin Bieber.

Michael Buble ka qenë personi i cili do ta drejtonte këtë ceremoni, por u tërgoq disa ditë pasi djali i tij trevjeçar Noah është diagnostikuar me kancer.

Shfaqja do të drejtohet nga Fearne Cotton dhe Claudia Winkleman.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.