Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ukrainasja e la djalin t’i vdiste urie

NULL NULL
09.12.2016 09:26

Prokurorët Ukrainas, po e marrin në pyetje një nënë 20 vjeçare, e cila i ka harruar dy të vegjlit e saj në apartament për nëntë ditë, dhe njëri nga ta ha humbur jetën, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Nëna me emrin Vladislava Podchapko, kishte shkuar tek shtëpia e të dashurit të saj, duke mos iu lënë ushqim fëmijëve.

Djali i saj Daniil, vetëm 11 muajsh, ka vdekur me 3 dhjetor. Motra e tij Anya, rreth tre vjeçare, kishte mbetur në banesën në Kiev, së bashku me trupin e vdekur të vëllait të saj për më shumë se tri ditë, derisa nëna është kthyer.

Ukrainasit janë shokuar nga kjo ngjarje dhe kanë dhënë shumë komente në rrjetet sociale.

Anya për momentin ndodhet në kujdes intensiv në spital dhe gjendja e saj po përmirësohet. Doktorët janë përpjekur ta ushqejnë dhe ajo është vizituar edhe nga babai e gjyshja e saj.

Kiev flat of Vladislava Podchapko (pic: Mykola Kuleba on Facebook)

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.