Lamtumirë engjëj! – Dhjetori i zi i krimeve tronditëse në familje NULL NULL 06.12.2016 18:08 06.12.2016 18:08 Mes lotëve dhe dhimbjes janë përcjellë për në banesën e fundit dy fëmijët, 4 dhe 6 vjeç, që u mbytën mëngjesin e së hënës nga babai i tyre në lagjen nr 4, të qytetit të Korçës. Familjaret e Naum Toshit, i cili pas krimit makabër vari dhe veten, kanë marrë përsipër organizimin për përcjelljen e tre viktimave. Ndërkohë Marsela Toshi, nëna e dy vogëlushëve që u mbyten nga bashkëshorti i saj është përballur sot me grupin hetimor. Pas kthimit nga Greqia, 24-vjecarja është drejtuar në ambientet e policisë lokale të Korçës, ku është marrë në pyetje nga policia. Marsela Toshi ka dëshmuar edhe për natën mes së dielës dhe të hënës, kur ajo shkoi në shtëpi për të marrë fëmijët, por nuk u lejua nga i shoqi, i cili dy orë më vonë vrau dy djemtë 4 dhe 6 vjeç dhe me pas veten. Ajo ka dëshmuar se kishte ikur në Greqi që të punonte dhe pasi të gjente punë e shtëpi do të merrte dhe familjen. Sipas saj shpesh i shoqi i thoshte: “Na gjej për të ngrënë, bëj çfarë të duash, ke fëmijë për të ushqyer.” 24-vjeçarja nuk është lejuar të marrë pjesë në varrimin e dy fmëijëve nga familjarët e Naum Toshit dhe më pas është larguar drejt shtetit grek. Muaji dhjetor, në ditët e para të tij është kthyer në një muaj të zi. Deri tani janë të paktën 6 viktima, në ngjarje që kanë ndodhur brenda familjes. /tvklan.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Qefalija: Gratë e Gazës dhe të Iranit janë viktima, vritesh veç pse s’e ke kokën të mbuluar (VIDEO) 7 minuta më parë
Lajme Shërbimet izraelite të emergjencës: Dy persona u plagosën në Haifa nga sulmet iraniane 47 minuta më parë
Lajme Nga Anglia në Shkodër në këmbë, Seb Ponari përshkoi 2,750 kilometra për 36 ditë 51 minuta më parë