Nis peticioni qytetar: Kërkohet seancë e jashtëzakonshme për Deharin NULL NULL 24.11.2016 12:30 24.11.2016 12:30 Në sheshin e Prishtinës, ka nisur nënshkrimi i peticionit qytetar me anë të të cilit do të kërkohet seancë e parlamentare për Astrit Deharin – aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Ndër të tjerash, përmes këtij peticioni po kërkohet hetim i pavarur i rastit dhe shkarkim hierarkik i të gjithë personave përgjegjës, pozita e të cilëve lidhet me vdekjen e Deharit. “Duhet të bëjmë presion më shumë ndaj institucioneve. Duhet të kërkojmë që drejtësia të vihet në vend. U bëj ftesë që të nënshkruajmë peticionin për të kërkuar drejtësi për Astritin”, ka thënë Besa Luzha, aktiviste e shoqërisë civile. “Ne po marshojmë për kërkesat tona, që të bëhet hetim i pavarur dhe i paanshëm, shkarkim i hierarkisë që e ka pasur për detyrë ta mbrojë Astritin dhe të japë përgjegjësi për vdekjen e tij. Kërkojmë që Parlamenti të mbajë seancë të jashtëzakonshme për rastin e Astritit”, raporton Klan Kosova.