Mbi 50 konkurrues për anëtarë të rinj të Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Kosovë NULL NULL 23.11.2016 12:33 23.11.2016 12:33 Në konkursin për anëtarë të rinj në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), i cili është hapur më 17 nëntor, deri më tani kanë kandiduar 58 kandidatë. Prej tyre, 11 anëtarë me korrespodencë, shtatë anëtarë të jashtëm dhe 40 kandidatë të rinj në katër seksione shkencore sa i ka Akademia. Konkursi i shpallur më 17 nëntor përfundon më datën 24 të këtij muaji, kurse mbledhja e Kuvendit të Akademisë, në të cilën bëhet edhe përzgjedhja e akademikëve të rinj, pritet të mbahet më 21 dhjetor 2016. Këta janë kandidatët: Seksioni i Shkencave Shoqërore Kandidatët korrespodentë -Anton Berishaj -Arsim Bajrami -Edi Shukriu -Jusuf Bajraktari Kandidatët e rinj: -Berim Ramosaj -Frashër Demaj -Gazmend Luboteni -Gjyljeta Mushkolaj -Ibrahim Berisha -Justina Pula -Kadri Metaj -Lush Culaj -Muhamedin Kullashi -Naser Ferri -Nehat Krasniqi -Sinan Ademaj Seksioni i Gjuhës dhe Letërsisë Kandidatët korrespodentë -Mehmet Halimi -Zejnullah Rrahmani Kandidatët e rinj -Basri Çapriqi -Bajram Kosumi -Bardh Rugova -Fadil Hysaj -Kujtim Shala -Milazim Krasniqi -Qemal Murati -Rrahman Paçarizi -Shefkije Islamaj -Shkumbin Munishi Seksioni i Arteve Kandidatët korrespodentë: -Luan Mulliqi -Xhevdet Xhafa Kandidatët e rinj: -Adem Rusinovci -Miradije Ramiqi -Zake Prelvukaj Seksioni i Shkencave të Natyrës Kandidatët korrespodentë: -Arsim Morina -Qamil Haxhibeqiri -Sali Gashi Kandidatët e rinj: -Arbnor Pajaziti -Bajram Berisha -Behxhet Mustafa -Fetah Podvorica -Gani Bajraktari -Hilmi Islami -Isa Elezaj -Myrvete Paçarada -Mentor Sopjani -Myzafere Limani -Naim Berisha -Ramadan Zejnullahu -Shukri Fetahu -Shaban Buza -Veton Hoxha Anëtarët e jashtëm: -Abdylmenaf Bexheti -Bahri Beci -Gëzim Qendro -Kristaq Prifti -Luan Starova -Matteo Mandala -Mentor Petrela *Sipas njoftimit paraprak, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës me Status të Akademisë, shpall konkursin për zgjedhjet e anëtarëve të rinj, ndërsa recensionet e propozimeve për zgjedhjen e anëtarëve të Akademisë u lihen në dispozicion për shtatë ditë në mjediset e Akademisë (Statuti i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, nr. 446/2, i 11.05.2016, neni 23, paragrafi 12.) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 13 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 14 orë më parë